Alpha është sistem i plotë financiar për bizneset me një ose shumë degë. Ky sistem përfshin të gjitha funksionet e një biznesi të vogël, por është ndërtuar veçanërisht për menaxhimin e bizneseve më komplekse. Ai ofron një pamje të plotë të ndërmarrjes që ju ndihmon të merrni vendimet me efikase.Alpha është i ndërtuar tërësisht në teknologjinë Google Cloud, platforma më e avancuar për ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave. Me Alpha mund të punoni nga kudo ku ka internet duke lehtësuar komunikimin me njësitë në largësi. Punon me çdo sistem operativ (Windows, Macintosh, Linux), madje edhe nga një pajisje tablet apo smartphone.
Sistemi ka strukturë fleksibël që përshtatet sipas nevojave të aktivitetit me ndërfaqe intuitive. Ambientet e punës dhe formati i faturave mund të personalizohen duke shtuar/hequr fusha & funksione të reja, duke zgjedhur pamjen vizive të ambienteve të punës, logon e kompanisë etj. Artikujt, klientët, furnitorët, llogaritë mund të importohen automatikisht në sistem.
Artikujt, klientët dhe furnitorët e rinj shtohen automatikisht gjatë regjistrimit të faturës. Në Alpha, faturat e shitblerjes likujdohen vetëm me një buton. Për këto të dhëna, sistemi ofron gjenerimin e raporteve me anë të filtrave sipas aktivitetit të kompanisë. Nëse kompania përfshin prodhim, Alpha mundëson ndjekjen e ciklit të plotë të prodhimit të produkteve dhe gjenerimin e raporteve që pasqyrojnë ecurinë e prodhimit, sasinë e prodhimit, materialet e harxhuara, etj.
Alpha punon me planin aktual të llogarive kontabël mbështetur në SKK, i cili përditësohet çdo herë që ka ndryshime në legjislacion. Sistemi gjeneron Bilancin kontabël PASH, Cash Flow, etj. Kontabilistët dhe financierët mund të punojnë në disa ndërmarrje njëkohësisht, pa asnjë kufizim apo përplasje të dhënash.
Alpha mundëson administrimin e të gjithë komponentëve të burimeve njerëzore që nga rekrutimi i punonjësve deri te llogaritja e pagës neto. Ky funksion është ndërtuar në bazë të legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet automatikisht me çdo ndryshim legjislativ të ndodhur.
Në Alpha, përdoruesi administrator mund të përcaktojë rolet dhe detyrat e çdo përdoruesi në program. Gjithashtu, mund të kontrollojë në çdo kohë dokumentet e regjistruara nga çdo përdorues (të cilat arkivohen), orarin e hyrjes/daljes nga sistemi dhe IP-në e kompjuterit nga i cili ka punuar.
Azhurnimi i versionit të ri të sistemit realizohet në mënyrë automatike online. Alpha pasurohet me funksione të reja dhe permirësime sipas kërkesave të klientëve. Këto të reja klientët tanë i përfitojnë automatikisht në sistemin e tyre aktual, pa asnjë pagesë shtesë.
MODULE
Moduli Shitje dhe Blerje ofron:
- Gjenerimin automatik të raporteve të shitjes dhe blerjes (librat e shitjes, blerjes, etj);
- Konfigurimin e kartelave të klientëve dhe furnitorëve;
- Regjistrimin me lehtësi të ciklit të plotë të shitje/blerjes (kërkesë shitje/blerje, ofertë shitje/blerje, urdhër shitje/blerje) në një ambient të vetem;
- Modelimin e dokumenteve të shitjes/blerjes dhe të mjediseve të regjistrimit të faturave.
Moduli Inventar mundëson mbajtjen e inventarëve nga pikëpamja fizike dhe ndjekjen e tyre, nga momenti i blerjes (hyrja në magazinë, lëvizjet nga njëra magazinë në tjetrën) e deri te shitja e tyre.
- Pasqyron në çdo moment gjendjen e inventarit duke njoftuar mbi stoqet apo mungesat në inventar.
- Përmban ambiente të thjeshta dhe të konfigurueshme për çeljen e artikujve dhe atributeve të tyre (grupet e artikujve, njësitë matëse, detajimet, etj.), çeljen magazinave etj.
- Regjistrimi i hyrje – daljeve të artikujve nga magazina dhe lëvizjet e tij midis njësive, kryhen në një dritare të vetme pune.
- Mundëson procesin e rivlersimit të inventarit dhe shpërndarjen e shpenzimeve të blerjes mbi koston e artikujve.
Moduli Rezervim përdoret për menaxhimin e gjendjeve të artikujve, duke mundësuar përputhjen e kërkesës dhe ofertës për artikujt me të cilët biznesi vepron.
- Bllokon një sasie malli për të cilin gjendja aktuale është më e lartë sesa kërkesa në treg, për t’u përdorur në një moment të dytë.
- Realizohet si për artikuj që janë gjendje në magazinë, ashtu edhe për artikuj që nuk janë gjendje por do të hynë në magazine në një moment të dytë.
Moduli Arka dhe Banka shërben për menaxhimin e likuiditeteve të biznesit. Ky modul përmban ambiente për:
- Gjenerimin e raporteve për likuiditetet e ndërmarrjes (ditari klasik, ditari i plotë, lidhja e dokumenteve etj.);
- Çeljen e njësive të arkave dhe llogarive bankare bashkë me gjendjet e tyre;
- Modelimin e dokumenteve të çeljeve dhe regjistrimeve;
- Regjistrimin e arkëtimeve, pagesave dhe lidhjet me faturat e palikuiduara.
Moduli i kontabilitetit përmban funksione për administrimin e dokumentacionit dhe veprimeve kontabël të ndërmarrjes:
- Gjeneron raportet standarde të kontabilitetit (Bilanci kontabël, PASH, Cash Flow, Ditari i kontabilitetit etj).
- Mund të punohet deri në tre struktura llogarie të ndryshme.
- Llogaritë në planin kontabël mund të modifikohen, shtohen dhe të fshihen.
- Mundëson regjistrimin e veprimeve me fletë kontabël, memorizimin e skemave kontabël etj.
Moduli Raporte mundëson gjenerimin në çdo kohë te raporteve financiare dhe menaxheriale për kontrollin e ecurisë së biznesit tuaj. Me modulin e raporteve merr në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit, duke ndihmuar të marrësh vendimet e duhura për ndërmarrjen.
- Gjeneron në çdo kohë formate të gatshme raportesh financiare dhe menaxheriale – bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow etj.
- Raportet pasqyrohen në formë tabelash dhe grafikësh, me tre lloje filtrash, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
- Janë të shpejtë në shfaqjen e informacionit dhe mund t’i eksportoni në formate të ndryshme si eksel, pdf etj.
Këto raporte mund të shprehen në formën e grafikëve dhe të personalizohen me të dhëna dhe filtra sipas dëshirës.
Moduli Qendra kosto ofron mundësinë e mbajtjes së kontabilitetit analitik të qendrave të kostos, duke ndihmuar ndërmarrjet për të marrë vendimet e duhura.
Ky modul përfshin:
- Çeljen e qendrave të kostos në disa nivele.
- Ndërtimin e skemave me qendra kostoje të gatshme për lehtësimin e shpërndarjes së llogarive.
- Regjistrimin e lëvizjeve të shumave nga një qendër kostoje në një tjetër.
- Zgjedhjen e mënyrës se si do të realizohet shpërndarja nëpër qendra kostoje:
- Sipas llogarive kontabël
- Sipas degëve administrative
- Sipas departamenteve
- Sipas nëndepartamenteve
Moduli Listëpagesa ofron:
- Gjenerimin e formateve zyrtare të raporteve të kërkuara nga organet tatimore.
- Skemat e reja fiskale sa herë që ka ndryshime në legjislacion.
- Dritare për regjistrimin e të dhënave të punonjësve, çeljen e departamenteve dhe lidhjen me secilin punonjës.
- Regjistrimin e listëpagesës mujore dhe llogaritjen automatike të secilit komponent të listëpagesës.
- Kontabilizim automatik te listëpagesës duke përcaktuar detyrimin ndaj sigurimeve shoqërore.
Moduli Amortizim shërben për administrimin e artikujve afatgjatë. Ky modul përmban:
- Ambiente për çeljen e artikujve afatgjatë dhe cilësive të tyre:
- llogaritë e amortizimit
- metodat dhe normat përkatëse të amortizimit
- grupimet për klasifikimin sipas karakteristikave të tyre
- Ambiente për përcaktimin e standardeve dhe rregullave të amortizimit.
- Ambiente për regjistrimin e amortizimit fillestar dhe llogaritjes së amortizimit të periudhës.
- Raporte për pasqyrimin e vlerave të amortizimit të aktiveve afatgjata.
Moduli Prodhim mundëson ndjekjen dhe kontrollin e prodhimit. Në këtë modul janë të integruara të gjitha ambientet e nevojshme për të menaxhuar dhe zhvilluar procesin e prodhimit. Ky modul përmban:
- Ambiente për regjistrimin e burimeve, aktiviteteve dhe lëndëve të para të cilat do të marrin pjesë në prodhim;
- Ambiente për planifikimin e prodhimit dhe konfigurimin e recepturave dhe fazave të prodhimit;
- Ambient për ekzekutimit të prodhimit duke përcaktuar kostot për secilën fazë të tij;
Moduli Administrim ofron funksione të cilat mundësojnë përshtatjen e programit me kërkesat e ndërmarrjes në lidhje me artikujt, klientët, furnitorët, llogaritë, dokumentacionin, përdoruesit etj. Në këtë modul realizohet:
- Çelja e përdoruesve të rinj dhe përcaktimi i të drejtave të lejuara nga administratori;
- Monitorimi i veprimtarisë së përdoruesve në program;
- Çelja e ndërmarrjeve të reja, njësive administrative dhe departamenteve të ndërmarrjes;
- Përcaktimi i skemave të punës, i motiveve të përdorura për ambiente të ndryshme, shtimi i fushave të ndryshme, etj.
Me modulin e Aprovimeve standardizon procedurat e punës sipas hierarkisë së punonjësve. Ky modul konsiston në delegimin e detyrave për aprovim, në rastet kur procedurat standarde të punës kërkojnë një miratim nga një menaxher apo anëtar i një hierarkie më të lartë.
Cilat janë paketat Alpha?
Me cilat aplikacione integrohet Alpha?
Mobi
Mobi është një aplikacion POS, i cili regjistron shitblerjet ditore. Aplikacionet Mobi dhe Alpha shkëmbejnë informacion rreth shitjeve, artikujve, klientëve/ furnitorëve.
ProDream
ProDream është një aplikacion për menaxhimin e recepsionit të hotelit. Me ProDream, menaxhoni dhomat, çmimet & ofertat, merrni rezervime direkt nga agjencitë dhe gjeneroni fatura, të cilat dërgohen automatikisht në Alpha.
Power BI
Power BI është një shërbim për analitikën e biznesit nga Microsoft. Ai ofron një ndërfaqe mjaft të thjeshtë për përdoruesit për të krijuar raporte dinamike. Power BI përdor raporte ekzistuese dhe krijon raporte të reja mbi të dhënat në Alpha.
CRM – Pipedrive
Pipedrive është një CRM ndërkombëtare. CRM është shkurtesë për Customer Relationship Management që përkthehet Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorët. Pipedrive dërgon informacion mbi entitetet dhe deals në formën e artikujve, klientëve/furnitorëve dhe shitjeve drejt programit Alpha.
Notifly
Reminder APP
API
3 hapa që mund të ndërmerrni tani për të punuar me Alpha
- Merr ofertën. Kalkulatori llogarit koston totale sipas llojit të abonimit, numrit të përdoruesve, asistentit online, paketës që ju zgjidhni, duke shtuar koston e hostimit.
- Konfirmo paketën. Pasi merrni ofertën nga kalkulatori i abonimit, konfirmoni në adresën billing@imb.al paketën tuaj.
- Paguaj online. Faturën elektronike do ta merrni automatikisht pas konfirmimit dhe pagesa mund të realizohet online me Paypal | Kartë debiti ose krediti | online banking.
Bëhu partner me IMB-në
Kompania IMB ofron dy forma partneriteti:
- Referues – personat, të cilët referojnë shitjen e një abonimi Alpha.
- Partner– personat, të cilët angazhohen në shitje, implementim & support për klientët.
Refero një abonim Alpha dhe përfito deri në 20% të vlerës së abonimit.