Instituti i Modelimeve në Biznes
Në vitin 1991, tre pedagogë të informatikës në Universitetin e Tiranës krijuan një shoqëri (sh.p.k.), aktiviteti i së cilës u përqëndrua në prodhimin e programeve kompjuterike. Ajo u rrit shpejt në treg, duke u zgjeruar me pedagogë, specialistë e studentë të talentuar. Programet e saj u shtrinë në disa drejtime. Pas disa vitesh, kjo shoqëri u shpërbë në tre shoqëri (sh.p.k.) të tjera, ku drejtimin e aktivitetit të saj kryesor e trashëgoi IMB.
Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB), më 1997, u prezantua për herë të parë në treg me programin “Kontabiliteti Alpha”. Në vijim, IMB zhvilloi një seri programesh financiare, sipas kërkesave të tregut. Sot, këto programe kanë konvergjuar në sistemin financiar Alpha, i cili është produkti kryesor i kompanisë.
IMB aktualisht është kompania “Software House” më e madhe në Shqipëri në fushën e sistemeve financiare për administrimin e bizneseve dhe enteve publike, dhe për pozicionin e saj në treg.
Shërbimi ndaj klientëve, është qëllimi kryesor i punës së IMB-së. Çdo ditë ofrohet përkujdesje për klientët në zhvillimin dhe përmirësimin e funksioneve të sistemit, sipas kërkesave të tregut dhe ndryshimeve të legjislacionit. Suporti ofrohet 24 orë pa ndërprerje.
IMB-ja është shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë. Që prej vitit 2006 IMB-ja është partner i MESONIC Business Software dhe ofron e implementon programe ERP WINLine për ndërmarrjet me kompleksitet të lartë.
Me Institutin e Modelimeve në Biznes si partnerin tuaj, ju u bashkoheni mbi 6.000 ndërmarrjeve në vend dhe më gjerë, të cilat mbështeten në programin Alpha.