Alpha Start është paketa Alpha, e cila fokusohet vetëm në funksione të nevojshme për biznesin e vogël.

Për kë është kjo paketë?
Paketa Start ofrohet për të gjithë bizneset tregtare, të cilat kërkojnë një program për regjistrimin e shitblerjeve të ditës, kontabilizimin dhe gjenerimin e raporteve në kohë reale. Me anë të tyre mund të kontrollohet gjendja e magazinës dhe të krijohen oferta në çdo moment.

Cilat janë rolet që mund të punojnë me Alpha Start?

  1. Shitësi:
    • regjistron një numër të pakufizuar artikujsh me të dhëna të plota;
    • regjistron një shitje, blerje apo pagesë duke plotësuar shpejt, pak fusha, në një format të thjeshtë fature.
  2. Magazinieri:
    • regjistron hyrje/daljet e mallit nga magazina.
  3. Financieri;
    • shton, modifikon apo fshin llogari kontabël në planin e llogarive të ndërmarrjes;
    • gjeneron të gjitha raportet e kontabilitetit, regjistrim për regjistrim si dhe të përmbledhura.
  4. Administratori
    • merr raporte të personalizuara me Power BI.

Ku ndryshon paketa Start nga Start+?
Paketa Start+ është një zgjerim i Alpha Start, e cila përfshin një nga funksionet e tjera të avancuara. Në varësi të aktivitetit të biznesit, në Start+ mund të zgjidhni një prej moduleve:

  • Qendra Kosto;
  • Listëpagesa;
  • Asete;
  • Prodhim.

PYETJET MË TË SHPESHTA

Hapi i radhës është të merrni ofertën në Kalkulator. Kalkulatori llogarit koston totale sipas llojit të abonimit, numrit të përdoruesve, asistentit online, paketës që ju zgjidhni, duke shtuar koston e hostimit.

Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 64 €/muaj për përdorues, abonim 3 mujor për 48 €/muaj për përdorues ose abonim vjetor për 32 €/muaj për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.


Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 76 €/muaj për përdorues, abonim 3 mujor për 57 €/muaj për përdorues ose abonim vjetor për 38 €/muaj për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.

Pasi merrni ofertën nga kalkulatori i abonimit, konfirmoni në adresën billing@imb.al paketën tuaj. Faturën elektronike do ta merrni automatikisht pas konfirmimit dhe pagesa mund të realizohet online me Paypal | Kartë debiti ose krediti | online banking.

Asistenti online është një shërbim opsional, i cili u vihet në dispozicion klientëve/përdoruesve të rinj, për të nisur punën me programin (për të marrë trajnim, konfigurime të programit, etj.)

Po, ju mund të kaloni në paketë tjetër që plotëson nevojat e biznesit tuaj, në çdo moment.

Programi do t’ju njoftojë 10 ditë përpara përfundimit të abonimit. Gjatë këtyre ditëve, ju mund të rinovoni abonimin duke iu drejtuar Kalkulatorit.

IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.


Help Desk është platforma ku ju mund të kontaktoni me skuadrën e suportit dhe të merrni përgjigje brenda 15 minutave. Për këtë mjafton të krijoni një llogari duke plotësuar të dhënat e kërkuara.