Alpha Buxhetor është paketa Alpha, e cila ofron funksione të nevojshme për administrimin financiar të enteve publike.
Për kë është kjo paketë?
Paketa Buxhetor ofrohet për të gjithë institucionet, të cilat kërkojnë një program për raportim, kontabilizim, inventarë, asete, blerje, listëpagesa, likuiditet dhe buxhetim.
Çfarë mund të kryeni me Alpha Buxhetor?
Veprimet në program mund të kryhen nga departamenti i financës. Secili përdorues, sipas detyrave, do të ketë të drejta të:
- regjistrojë blerjet;
- administrojë burimet njerëzore;
- thjeshtëzojë kontabilizimin e dokumenteve;
- regjistrojë veprimet me arkën, thesarin, urdhërpagesat;
- shohë të dhënat në mënyrën që dëshiron;
- regjistrojë inventarët dhe asetet e institucionit;
- planfikojë buxhetin e aktiviteteve dhe informojë për ecurinë e tyre.
Ku ndryshon paketa Buxhetor nga të tjerat?
Paketa Buxhetor ndryshon nga paketat e tjera pasi u shërben vetëm institucioneve publike.
PYETJET MË TË SHPESHTA
Hapi i radhës është të merrni ofertën në Kalkulator. Kalkulatori llogarit koston totale sipas llojit të abonimit, numrit të përdoruesve, asistentit online, paketës që ju zgjidhni, duke shtuar koston e hostimit.
Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 12980 Lek/muaj për përdorues, abonim 3 mujor për 9735 Lek/muaj për përdorues ose abonim vjetor për 6490 Lek/muaj për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.
Pasi merrni ofertën nga kalkulatori i abonimit, konfirmoni në adresën billing@imb.al paketën tuaj. Faturën elektronike do ta merrni automatikisht pas konfirmimit dhe pagesa mund të realizohet online me Paypal | Kartë debiti ose krediti | online banking.
Asistenti online është një shërbim opsional, i cili u vihet në dispozicion klientëve/përdoruesve të rinj, për të nisur punën me programin (për të marrë trajnim, konfigurime të programit, etj.)
Po, ju mund të kaloni në paketë tjetër që plotëson nevojat e biznesit tuaj, në çdo moment.
Programi do t’ju njoftojë 10 ditë përpara përfundimit të abonimit. Gjatë këtyre ditëve, ju mund të rinovoni abonimin duke iu drejtuar Kalkulatorit.
IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.
Help Desk është platforma ku ju mund të kontaktoni me skuadrën e suportit dhe të merrni përgjigje brenda 15 minutave. Për këtë mjafton të krijoni një llogari duke plotësuar të dhënat e kërkuara.