MOBI
POS për bizneset e vogla, magazinat dhe shitjet në terren.
MOBI
POS për bizneset e vogla, magazinat dhe shitjet në terren.
Njësia e shitjes (POS) është koha dhe vendi ku është kryer një transaksion me pakicë. Në këtë njësi, tregtari/agjenti llogarit shumën që i detyrohet klienti, mund të përgatisë një faturë për klientin dhe të tregojë opsionet që klienti të bëjë pagesa. Fatura mund të printohet ose të dërgohet në rrugë elektronike. Njësia e shitjes shpesh përmendet si njësi shërbimi, pasi klienti i bën një pagesë tregtarit/agjentit në këmbim të mallrave ose pas ofrimit të një shërbimi.
Në ditët e sotme, bizneset po adoptojnë gjithnjë e më shumë sisteme POS, të cilat mund të përfshijnë funksionalitete shtesë, të tilla si: menaxhimi i inventarit, CRM, financat ose deponimi.
Mobi
Mobi është një aplikacion POS i prodhuar nga IMB për bizneset, aktiviteti i të cilave bazohet në shitblerje të thjeshta ditore. Mobi ofron modulet e shitjes, regjistrimin e hyrjeve & daljeve, dhe ruajtjen e historikut të të gjithë veprimeve. Këto elemente janë të domosdoshme për bizneset e vogla, magazinat dhe shitjet në terren.
Përse Mobi?
Mobi është një aplikacion, i cili suportohet në iOS dhe Android. Prakticiteti i tij e bën të përshtatshëm për përdorim në aktivitetin e përditshëm. Secili përdorues mund ta shkarkojë dhe aksesojë në pajisje me kredencialet e tij, sipas rolit përkatës.
Një sistem POS eleminon nevojën për etiketa çmimesh. Çmimet janë të lidhura me kodin e një artikulli. Në këtë mënyrë, agjenti duhet vetëm të skanojë këtë kod për të përpunuar një shitje. Çmimi mund të modifikohet lehtësisht përmes dritares së inventarit. Në sajë të thjeshtësisë së Mobit në përdorim, nuk ka nevojë për trajnim.
Veprimet kryesore që mund të kryen në Mobi janë:
- Skanimi i artikullit
- Shtimi i artikujve të tjerë
- Përgatitja e faturës
- Printimi i faturës në printer wireless & eksportimi në pdf
- Menaxhimi i inventarit, etj.
Mobi është i hostuar në platformën Google Cloud, ku ruhen të gjitha të dhënat tuaja. Edhe nëse pajisja dëmtohet, do të keni akses në të dhënat e regjistruara nëpërmjet saj në cloud. Ato janë të sigurta: të koduara dhe të mbrojtura nga një fjalëkalim. Në një teknologji të tillë, centralizimi i të dhënave është i menjëhershëm dhe kostot më të ulëta. Në rastet kur ka ndërprerje të internetit, Mobi ruan të dhënat tuaja offline, pa asnjë limit kohor.
Me cilat aplikacione integrohet Mobi?
Mobi integrohet automatikisht me sistemin financiar Alpha dhe Google Sheet. Duke qenë i pajisur me Rest API dhe Webhook, Mobi ju lejon të merrni të dhëna nga aplikacione të tjera, me të cilat ju punoni. Gjithashtu, Mobi është i përshtatur me rregullat e fiskalizimit të legjislacionit shqiptar.
3 hapa që mund të ndërmerrni tani për të punuar me Mobi
- Shkarko Mobin nga PlayStore. Fillo ta përdorësh sot direkt në celularin tënd.
- Hidh listën e produkteve nga excel/google sheet në Mobi.
- Fillo të shesësh në pak minuta.
Mobi me tërësinë e shërbimeve që ofron, ka një kosto prej 5 €/muaj për përdorues, pas 3 muajve provë. Aplikacioni mund të shkarkohet në App Store dhe Google Play.
Refero
Pas 3 muajsh provë, kostoja mujore e një përdoruesi në Mobi është 5 €.
- Refero një biznes në Mobi dhe përfitoje për 2 €/muaj për përdorues.