Alpha Business është paketa më e plotë Alpha, e cila fokusohet në funksione të nevojshme për biznesin e mesëm dhe të madh.
Për kë është kjo paketë?
Paketa Business ofrohet për të gjithë bizneset tregtare, të cilat kërkojnë një program për shitjet, shërbimet, prodhimin dhe informacionin financiar. Në këtë mënyrë ju kryeni të gjithë veprimet nga një program i vetëm dhe keni kontroll të plotë mbi biznesin tuaj.
Cilat janë rolet që mund të punojnë me Alpha Business?
Veprimet në program mund të kryhen nga:
- shitësi;
- menaxheri i shitjes/distribucionit;
- menaxheri i financës/eksperti kontabël;
- administratori.
Çfarë mund të kryeni me Alpha Business?
Secili përdorues, sipas detyrave, do të mund të:
- realizojë me lehtësi ciklin e plotë të shitje/blerjes;
- regjistrojë hyrjet/daljet në magazina;
- kryejë transaksionet monetare përmes arkëtimeve dhe pagesave;
- regjistrojë listëpagesat mujore;
- regjistrojë amortizimin fillestar dhe rivlerësojë amortizimin periodik;
- krijojë në formën e njësive të pavarura të gjitha aktivitetet e organizatës duke regjistruar shpenzimet dhe të ardhura për secilën;
- personalizojë raportet dhe t’i eksportojë në formate të ndryshme si excel, pdf, etj.
Ku ndryshon paketa Business nga Group?
Paketa Group është një zgjerim i Alpha Business, e cila përfshin ndërmarrje pa limit. Ky element është një avantazh për grupet e kompanive.
PYETJET MË TË SHPESHTA
Hapi i radhës është të merrni ofertën në Kalkulator. Kalkulatori llogarit koston totale sipas llojit të abonimit, numrit të përdoruesve, asistentit online, paketës që ju zgjidhni, duke shtuar koston e hostimit.
Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 100 €/muaj për përdorues, abonim 3 mujor për 75 €/muaj për përdorues ose abonim vjetor për 50 €/muaj për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.
Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 156 €/muaj për përdorues, abonim 3 mujor për 117 €/muaj për përdorues ose abonim vjetor për 78 €/muaj për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.
Pasi merrni ofertën nga kalkulatori i abonimit, konfirmoni në adresën billing@imb.al paketën tuaj. Faturën elektronike do ta merrni automatikisht pas konfirmimit dhe pagesa mund të realizohet online me Paypal | Kartë debiti ose krediti | online banking.
Asistenti online është një shërbim opsional, i cili u vihet në dispozicion klientëve/përdoruesve të rinj, për të nisur punën me programin (për të marrë trajnim, konfigurime të programit, etj.)
Po, ju mund të kaloni në paketë tjetër që plotëson nevojat e biznesit tuaj, në çdo moment.
Programi do t’ju njoftojë 10 ditë përpara përfundimit të abonimit. Gjatë këtyre ditëve, ju mund të rinovoni abonimin duke iu drejtuar Kalkulatorit.
IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.
Help Desk është platforma ku ju mund të kontaktoni me skuadrën e suportit dhe të merrni përgjigje brenda 15 minutave. Për këtë mjafton të krijoni një llogari duke plotësuar të dhënat e kërkuara.