Çfarë është urdhërporosia dhe rëndësia e saj në Alpha?   

Urdhërporosia është dokument i regjistruar nga departamenti i financës i cili përmban sasitë dhe çmimet e artikujve të porositura pranë nje Furnitori, të cilët pritet të pranohen nga Manaxheri i dyqanit apo Magazinieri, dhe të furnizojnë magazinën.

Urdhërporosia është e rëndësishme për disa arsye:

  • kontroll gabimesh: shërben si një mënyrë për të garantuar që transaksionet e blerjes së kompanisë të jenë të dokumentuara duke parandaluar gabimet e mundshme që mund të ndodhin gjatë proçesit të blerjes lidhur me artikujt e dëshiruar, sasitë apo çmimet. 
  • lehtësi dhe shpejtësi në komunikim: lehtëson komunikimin ndërmjet departamentit të financës dhe magazinës pasi urdhërporosia e hartuar nga financa në programin financiar shkon në mënyrë automatike tek aplikacioni që përdor magazina  kohë reale.
  • lehtësi për financierin: konfirmimi i furnizimit nga magazina shkon menjëherë si një faturë blerje në format draft tek departamenti i financës duke lehtësuar proçesin e regjistrimit nga ana e financierit në programin financiar.

Cili është procesi i urdhërporosisë?

Procesi i urdhërporosisë fillon me identifikimin e nevojës për një produkt apo shërbim.

Më pas departamenti i financës krijon urdhërporosinë e cila përmban të gjitha detajet e nevojshme me artikujt çmimet dhe sasitë përkatëse.

Urdhërporosia dërgohet tek furnitori i cili do sjellë më pas produktet e kërkuara apo mallin në dyqanin apo organizatën tuaj. 

Pasi furnitori ka sjellë produktet në dyqan menaxheri i shitjes fillon të skanojë dhe pranojë gjithë artikujt me radhë. Pasi është siguruar që artikujt kanë kaluar të gjithë zgjedh të konfirmojë porosinë.

Në këtë moment urdhërporosia kalon si draft në ambjentin Alpha të financierit i cili finalizon faturën e blerjes dhe bën pagesën. Kështu siguron dhe përfundimin e proçesit të urdhërporosisë.

Si të krijoni urdhërporosinë si financier i organizatës?

Për të krijuar urdhërporosinë financieri në ambjentin Alpha do të shkojë në:

  • regjistrime / blerje / e re  ose direkt në shto blerje ;
  • plotëson nënkategorinë dhe llojin në këtë rast urdhërblerje,
  • shton të gjithë artikujt të cilët nevojiten për furnizim 
  • plotëson fushën e numrit dhe përshkrimin (për shembull data e furnizimit )
  • klikon ruaj dhe kështu urdhërporosia është krijuar me sukses

Më poshtë gjeni një video me gjithë procesin e plotë të krijimit të urdhërporosisë dhe gjithë hapave deri në pranimin e saj.

Shkarkoni tani aplikacionin Alpha 

Shkarkoni tani aplikacionin Alpha në tabletin apo celularin tuaj dhe lehtësoni procesin e urdhërporosisë ose kontaktoni një partner për të aktivizuar aplikacionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sugjerime
Lexo më shumë

Alpha për Bar/Restorant

Menaxhoni barin apo restorantin tuaj, faturoni shpejt, kryeni mbylljen e turnit vetëm me Alpha POS.