- Tema e këtij artikulli: Udhëzim i Drejtorisë së Tatimeve, Deklarimi i Software të Fiskalizimit, Kontratat me Kompanitë e Çertifikuara për fiskalizimin.
Njoftim i Tatimeve
Lidhur me Fiskalizimin, Drejtoria e Përgjithshme e Tatime ka njoftuar se të gjithë Kompanitë Software që ofrojnë shërbimin e fiskalizimit për klientët e tyre do duhet që në platformën qëndrore të faturave online të deklarojnë:
- kontratat me klientët e tyre, të cilët përdorin softuerin për të fiskalizuar fatura;
- dhe vlefshmërinë e kontratave të lidhura me ta.
Udhëzimin e plotë mund ta lexoni këtu.
Çfarë do të thotë ky njoftim për klientët Alpha?
- Nëse keni një abonim në programin Alpha dhe e përdorni për të fiskalizuar faturat, nuk keni nevojë të kryeni asnjë veprim shtesë.
- Nëse jeni Kontabilist dhe fiskalizoni faturat për klientët tuaj përmes programit tuaj Alpha Kontabilsitnevojitet që klientët tuaj të lidhin një kontratë abonimi të drejtëpërdrejtë me IMB, duke nisur nga programi më i thjeshtë i faturimit Alpha POS.
- Për këtë kontaktoni me një IMB Partner.
Cili është qëllimi dhe të mirat e këtij udhëzimi?
Ky udhëzim ka për qëllim:
- të rrisë transparencën në lidhje me marrëdhëniet që kompanitë softwerike kanë me klientët e tyre;
- të detyrojë kompanitë software të çertifikuara për Fisklazimin të ofrojnë shërbim më të sigurt, më të shpejtë për klientët e tyre, duke iu nënshtruar rregullave më të forta për mbajtjen e Çertifikimit dhe të drejtës së prodhimit të softwareve për fiskalizim.
Çfarë ndodh nëse kompanitë software-ike nuk respektojnë këtë rregull të ri?
Nëse kompanitë softwerike nuk respektojnë këtë rregull atëherë Komisioni merr masa për revokimin e Çertifikatës së Fiskalizimit.
Kjo është e dëmshme jo vetëm për kompanitë software-ik por dhe për klientët e tyre të cilët mund të gjenden duke fiskalizuar në kushtet e çertifikatës së revokuar.