Përshendetje Klientë dhe përdorues të programeve Alpha,

Ju njoftojmë për Listën e Re të çmimeve për programet Alpha e cila hyn në fuqi në datën 15 Dhjetor 2024.

Si ndryshojnë çmimet e Paketave Alpha?

* Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH.

Cilat çmime nuk ndryshojnë?

  1. Paketa Alpha Buxhetor
  2. Paketa Alpha Mësimor

Kur hyjnë në fuqi çmimet e reja?

Tarifat e reja hyjnë në fuqi në datë 15 dhjetor 2024. Ato do të zbatohen për rinovimin tuaj të ardhshëm të abonimit.

Gjithashtu nëse keni konfirmuar faturën e abonimit tuaj me tarifat e vjetra, do të faturoheni me tarifat që keni konfirmuar deri në datë 15 Dhjetor 2024.

Nëse dëshironi të ndryshoni paketën tuaj në abonimin e rradhës, ju lutem të kontaktoni me partnerin tuaj të dedikuar IMB, ose direkt me IMB në adresën info@imb.al.

Përse ndryshuan çmimet?

Rritja e tarifave të programit Alpha reflekton rritjen e përgjithshme të kostove të jetesës.

Këto të fundit janë rritur ndjeshëm si pasojë e rritjes së çmimeve të pothuaj çdo produkti/shërbimi në vitin e fundit. IMB merr angazhim të kufizojë këto lloj rritjesh të çmimeve në të ardhmen në minimumin e mundshëm, përveç rasteve të imponuara nga rrethanat në vend dhe në botë.

Ju falenderojmë shumë për besnikërinë dhe punën së bashku ndër vite,

IMB Team.

Sugjerime
Lexo më shumë

Ndërpritet Paketa Kontabilist – 15 Dhjetor 2024

Duke ju falenderuar për punën tuaj të përkushtuar ju njoftojmë se Paketa Alpha Kontabilist nuk do të ofrohet më dhe aksesi në llogaritë me tarifën e vjetër “Kontabilist” do të ndërpritet për të gjitha abonimet e kësaj paketë me datën 15 dhjetor 2024.