Pse është i rëndësishëm ky artikull?

Ky artikull është interesant për ndërmarrjet brenda Organizatës së Kontabilistit, të cilat fiskalizojnë me Programin Alpha dhe/ose përdorin funksione të avancuara (shiko listen e meposhtme).

  1. Për të gjitha ndërmarrjet brenda kontabilistëve, të cilat fiskalizojnë me programin Alpha (jo me programe të tjera),  brenda 10 Prill 2024 do të duhet:→ Të lidhin kontratë 1 vjeçare, me pagesë me IMB;→ T’u çelet në Alpha.al një organizatë e veçantë për ndërmarrjen e tyre.Për kontabilisitët: ju duhet ndihmë me krijimin e Organizatave të veçanta dhe lidhjen e kontratës për ndërmarrjet në fjalë?Ju lutem të kontaktoni me Partnerin tuaj të Dedikuar. 
    Nëse nuk keni, mund të përzgjidhni një partner të dedikuar nga Lista.

b. Për të gjitha ndërmarrjet brenda kontabilistëve të cilat përdorin funksione të avancuara nga lista e mëposhtme:

  1. Veprimet me doganat : Për blerjet dhe shitjet që vijnë nga importi/eksporti , programi mundëson regjistrimin e fletëve doganore të importit dhe të eksportit duke plotësuar taksat doganore dhe vlerat referencë dhe bën paraqitjen në kolonën e duhur të këtyre dokumanteve në librat e shitjes dhe të blerjes.
  2. Qëndrat e kostove bëjnë të mundur mbajtjen e kontabilitetit të kostos, duke bërë shpërndarjan e të ardhurave dhe shpenzimeve në nivel qëndre kosto (ndarje me të vogla se kompania).Si qëndra kosto mund të shërbejnë departamentet, produktet etj
  3. Moduli i amortizimit në program na lejon të bëjmë në mënyrë automatike shpërndarjen e vlerës së amortizuar në çdo njësi të aseteve të çelura në program si dhe të marrim informacion nëpërmjet raporteve mbi gjendjen e aseteve, amortizimit fillestar, amortizimit të akumuluar.

4. Prodhimi ; është cikli që ndiqet për të krijuar produkte të reja, të gatshme për shitje nga artikuj të tjerë që shërbejnë si lëndë e parë. Në program mund të çelen artikuj prodhimi duke përcaktuar recepturat përbërëse me koefiçientët përkatës.

5.  Azhornimi i llogarive dhe klientëve ; bën përkthimin e llogarive në valutë me kursin e fundvitit duke gjeneruar automatikisht dhe kontabilizuar diferencat nga ndryshimet e kursit të këmbimit.

6.Shpërndarja e shpenzimeve ; i atribuon kostos së artikujve vlerat shtesë të paguara për mallrat e importuara.

→ Lidhja e një kontrate me pagesë me IMB dhe çelja e një Organizate të veçantë, do të bëhet e detyruar;

→ Detyrimi i lidhjes së kontratës do të fillojë pas skadencës së kontratës aktuale të licencës së Kontabilistit në fjalë.

Çfarë duhet të bëni ju si Kontabilistë?

  • Deri para se t’ju përfundojë Licenca, duhet të kontaktoni Partnerin tuaj të Dedikuar ose një Partner nga Lista për të bërë lidhjen e kontratave të nevojshme dhe çeljen e organizatave të veçanta (për klientët e prekur nga kushtet e mësipërme).
  • Pas përfundimit të kontratës, Klientët tuaj të cilët fiskalizojnë me Alpha dhe/ose përdorin funksione të avancuara do të kenë lidhur kontratë me pagesë me IMB.
  • Ju si Kontabilist do të vazhdoni të keni akses tek të gjitha Organizata dhe Ndërmarrjet në fjalë, me të drejta të plota, pa mundësi kufizimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Sugjerime
Lexo më shumë

Ndërpritet Paketa Kontabilist – 15 Dhjetor 2024

Duke ju falenderuar për punën tuaj të përkushtuar ju njoftojmë se Paketa Alpha Kontabilist nuk do të ofrohet më dhe aksesi në llogaritë me tarifën e vjetër “Kontabilist” do të ndërpritet për të gjitha abonimet e kësaj paketë me datën 15 dhjetor 2024.