Si do të kryhet transferimi i të dhënave në Alpha Cloud dhe sa është kostoja?

Migrimi është falas dhe procesi automatik.

Cilat janë ndryshimet e një programi në Cloud nga ai në server?

  1. Mirëmbajtja  është shumë herë më e shpejtë, për dy arsye:
    • Specialistët tanë monitorojnë resurset e programit rregullisht dhe parandalojnë problemet;
    • Koha e lidhjes me sistemin e klientit në rast kërkese suporti është minimale.
  2. Siguria është më e lartë, përditësimi i rregullt dhe në çast.
  3. Përfitimi i zhvillimeve të reja dhe i mundësisë për integrime është i pafund. Mund të zhvilloni vetë apo të angazhoni palë të tretë, pasi portat e komunikimit të Alpha Cloud janë të hapura dhe mundësitë për zgjerim të funksionaliteteve janë të pafundme.
  4. Programi është i pavarur nga pajisjet. Në rast se pajisjet dëmtohen apo ndërrohen, programi aksesohet njësoj.

Cilat janë ndryshimet që do të ndërmerren nga IMB në lidhje me paketën e fiskalizimit në Shqipëri?

Ndryshimet janë ndërmarrë dhe Alpha Cloud është konform kërkesave të fiskalizimit.

Çfarë risie do të sjellë programi në ndërtimin e raporteve financiare dhe kontabël?

  • Është bërë shumë më i thjeshtë shtimi i raporteve, nga kushdo.
  • Tashmë, me platformën e re, ju mund të angazhoni një specialist IT/Informatik Ekonomike që të ndërtojë një raport të ri në Power BI pa ndihmën tonë.

Sa e sigurt është Teknologjia Cloud, dhe çfarë mundësie shtesë kanë përdoruesit për arkivimin e informacionit financiar?

Teknologjia Cloud ofron sigurinë më të lartë për ruajtjen e të dhënave, në ditët e sotme. Mundësitë e arkivimit janë të njëjtat që kemi pasur deri më tani.

Sa i përshtatshëm do jetë programi për integrimin me Platformën që po ndërton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për faturimin elektronik?

Programi është krejtësisht i përshtatur dhe i gatshëm për integrim.

Programi ka një kosto shtesë nga variantet me të cilat është operuar deri më tani. Çfarë paketash mund të ofertohen, dhe cilës kategori përdoruesi mund t’i përshtaten?

  • Çmimi i programit tashmë mund të kalkulohet nga ju vetë, me kalkulatorin
  • Kjo garanton transparencë absolute të çmimeve dhe tarifim të drejtë në varësi të kërkesave e nevojave.

Cila do të jetë forma e komunikimit për shërbimet? A mund të flasim për një ndërhyrje në kohë reale nga IMB për adresimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve?

  • Po, koha e reagimit është përshpejtuar shumëfish që nga kalimi në platformën e re të shërbimit Helpdesk.
  • Sistemi Ticket ka sjellë tek ne dhe tek klientët një përmirësim të cilësisë së komunikimit shumëfish. Feedback-u që na vjen nga klientët lë gjurmë të përhershme. Ndryshe nga telefonatat, sistemi i ticket na ndihmon që të fokusohemi vërtet në problemet kyçe.

Do doja të dija diçka më shumë rreth metodave që përdoren për ruajtjen e dokumentave që ne depozitojmë në ALPHA?

Dokumentet e regjistruara në Alpha, ruhen të kyçura me akses vetëm nga ju. Siguria nga versionet online tek cloud është rritur.

Me risitë e reja të Alpha 2020 a mund të kontrollojmë veprimtaritë e biznesit në telefon ose Ipad?

  • Ne kemi përzgjedhur për IMB-në dhe të implementojmë tek klientët tanë Pipedrive CRM, për të monitoruar gjithë veprimet e përditshme me klientët dhe shitjet. 
  • Tek ne ka patur rezultat të shkëlqyer. CRM të tjera ka plot dhe të gjitha integrohen me programin Alpha, por Pipedrive na është dukur i thjeshtë dhe më i plotë.

Është detyrim kalimi nga Alpha Business në Alpha Cloud?

  • Me detyrim, kalimi në Cloud ka qenë për IMB-në, për klientët është me dëshirë. Ne kaluam sepse teknologjia po plakej dhe suporti nuk po përballohej më. Lajmi i mirë është që kalimi në teknologjinë e re na dha mundësi pafund për zhvillime të reja. 
  • Në nëntor zhvilluam një maratonë shumë të suksesshme, e cila pati një synim kryesor: vënien në dukje të mundësisë per zhvillime të reja në Alpha Cloud. Rezultati ishte një listë e gjatë me aplikacione të reja, të ndërtuara të gjitha në 48 orë, të cilat janë tani pjesë e platformës sonë Alpha Connect.

Çfarë asistence plus do të merret përsipër nga IMB, meqënëse do të implementohet Alpha Cloud?

Migrim automatik, asistencë gjatë gjithë fazës së migrimit, trajnim për programin e ri.

Si mund të evitohet shkarkimi i të dhënave nga stafi apo persona të tjerë?

Shkarkimi i të dhënave evitohet njësoj si në Alpha Platinum dhe çdo program tjetër.

Alpha Cloud përmirëson apo zëvendëson AlphaWeb Business?

  • Është i njëjti program i ngritur në teknologji tjetër. 
  • Cloud na ka mundësuar muajt e fundit përmirësime shumë herë më të shpeshta dhe ka hapur rrugë të reja përmirësimi, por në thelb është i njëjti program.

Cilat janë rreziqet e përdoruesve të programit aktual jo online, ndërkohë që nuk do të kenë shërbim mirëmbajtje sipas një komunikimi verbal që kemi patur?

Shërbim do të ketë deri më 31 korrik 2020, për ata që kanë afat skadence licensë programi do të mbyllet dhe këshillohet të kalojnë në cloud.

Cili do të jetë trajtimi i studiove të kontabilitetit, për paketën e programit të ri online, nga ana financiare?

Për studiot kontabël ka paketë të veçantë tarifimi “Kontabilist”, e cila është pasqyruar në kalkulatorin e çmimeve. Kjo paketë ka një kosto shumë më  të ulët sesa paketa për një ndërmarrje të zakonshme.

A ofron mundësi aksesi nga më shumë se një përdorues në të njëjtën ndërmarrje? Me qëllim që administratori i shoqërisë të ketë mundësinë të shohë por jo të modifikojë llogaritë, a mund të jetë një përdorues i veçantë vetëm për regjistrimet e pagave?

  • Po, në një ndërmarrje mund të kenë akses shumë përdorues.
  • Administrimi i roleve dhe të drejtave të përdoruesve është plotësisht në dorë të klientit. Tarifat për përdorues nuk varen nga të drejtat e tij në program. 
Sugjerime
Lexo më shumë

Urdhërblerja automatike në mobile

Në këtë artikull tregohet se si nëpërmjet programit Alpha dhe Alpha Mobile mund të krijoni dhe pranoni urdhërporosinë apo thënë ndryshe urdhërblerjen.
Lexo më shumë

AlphaX – Alpha më e shpejtë dhe më e sigurt

IMB ka kënaqësinë t’ju njoftojë se versioni i ri AlphaX i programit Alpha është tani i disponueshëm! Ky version është shkruar në sistemin LINUX, i cili është tërësisht i pavarur nga sistemi Windows i Microsoft.