Përfundimi i supportit për Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite

Supporti për produktet Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite do të përfundojë në 31 Korrik 2020 dhe nuk do të ketë zgjatje të supportit apo azhurnime të mëtejshme të produkteve. Të gjitha aplikacionet Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite do të vazhdojnë të funksionojnë. Sidoqoftë, ju mund të ekspozoheni ndaj rreziqeve potencialisht të dëmshme.

Çfarë do të thotë përfundimi i supportit për ju pas 31 korrikut 2020?

  • IMB nuk do të ofrojë më support teknik për produktet Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite, të cilat mund të raportohen ose zbulohen pas kësaj date. Kjo përfshin azhurnime të funksionve, shtim të përdoruesve, rilicencim të programit në një PC tjetër, trajnime, azhurnime të sigurisë etj. 
  • Ju nuk do të merrni më përditësime të produkteve Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite nga IMB.
  • Ju nuk do të merrni më support teknik me telefon, email ose portalin e supportit.
  • Nuk do të azhurnohen më tej manualet e përdorimit për këto produkte.
  • Ju nuk do të jeni më në gjendje të shkarkoni versione të tjera për produktet Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite.

Cilat janë hapat e rradhës?

Tashmë IMB dhe Partnerët e saj ofrojnë shërbim vetëm për produktin AlphaWeb në cloud. Për kalimin në AlphaWeb në Cloud dhe për të filluar migrimin dhe marrjen e shërbimit, ju lutem të kontaktoni një nga Partnerët, të cilët do t’ju ndihmojnë me hapat e nevojshme për:

  • Blerjen e abonimit në AlphaWeb
  • Migrimin e konfigurimeve
  • Fillimin e punës