Për specialistët e financës:

  • Alpha gjeneron të gjitha raportet e kontabilitetit, regjistrim për regjistrim si dhe të përmbledhura: Bilanci kontabël, PASH (me të dyja formatet), Cash flow (me të dyja metodat), Ditari i kontabilitetit, Libri i madh, etj.
  • Punon me planin aktual të llogarive mbështetur në Standardet Kombëtare të Kontabilitetit (SKK).
  • Shton, modifikon apo fshin llogari kontabël në planin e llogarive të ndërmarrjes.
  • Krahas skemave të gatshme që ofron programi, kontabilizon dokumente jashtë skemave fikse.
  • Regjistron veprime në valutë të huaj dhe i azhurnon ato në modhedhën bazë.
  • Skemat kontabël përditësohet çdo herë që ka ndryshime në legjislacion.
  • Skema të gatshme kontabilizimi për pjesën më të madhe të veprimeve: skemat e shitjes, blerjes, arkëtimeve/pagesave, magazinave, si dhe skema kontalizimi të listëpagesave, prodhimit, amortizimit, qendrave të kostos, etj.
  • Për çdo veprim të kryer programi gjeneron automatikisht fletë kontabël me të gjitha llogaritë e prekura.

Për kontabilistët:

  • Punon në disa ndërmarrje njëkohësisht, pa asnjë kufizim në numrin e tyre.
  • Seksioni i kontabilitetit përshtatet për të gjitha llojet e bizneseve: tregti, prodhim, ndërtim, shërbim, ojf, etj.
  • Importon automatikisht në program llogaritë kontabël me gjendjet  duke ju shkurtuar kohë.

Për drejtuesit e një biznesi të huaj ose degë e një kompanie mëmë në një vend jashtë Shqipërisë:

  • Alpha ofron deri në tre struktura llogarie si për shëmbull: në planin e llogarive standarde, në një plan llogarish të një vendi të huaj dhe në një strukturë të lirë llogarish.
  • Përdoruesit punojnë me programin nga kudo ndodhen, në shtëpi, në Shqipëri apo jashtë saj.