Çfarë do të thotë përfundimi i supportit për ju pas 31 korrikut 2020?

  • IMB ndërpret përditësimet dhe zhvillimet e reja për Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite. Mangësitë apo problemet, të cilat mund të raportohen ose zbulohen pas kësaj date, nuk do të mund të rregullohen nga stafi i IMB. Kjo përfshin azhurnime të funksioneve, trajnime apo azhurnime të sigurisë.
  • Ju nuk do të merrni më përditësime të produkteve Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite nga IMB.
  • Nuk do të azhurnohen më tej manualet e përdorimit për këto produkte.
  • Ju nuk do të jeni më në gjendje të shkarkoni versione të tjera për produktet Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite.

Dëshironi të kaloni në Alpha Cloud?

  • Kontaktoni sales@imb.al për të marrë informacion në lidhje me Alpha Cloud, si dhe një llogari demo në program.
  • Çmimin e abonimit mund ta llogarisni duke përdorur kalkulatorin tonë online në https://calculate.alphaweb.al/
  • Brenda pak ditësh do të kalohen konfigurimet tuaja në Alpha Cloud dhe do të mund të vazhdoni punën në programin e ri. Nuk do ketë nevojë të ndërprisni punën në asnjë moment.
Sugjerime
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.
Lexo më shumë

Alpha Connect

Alpha është një sistem i plotë financiar për biznesin tuaj. Sistemi ndihmon në administrimin e financës, klientëve, furnitorëve,…