Cilat janë dy nga risitë e fundit të Aplikacionit Alpha?

Aplikacioni financiar Alpha ka prezantuar dy risi të rëndësishme që synojnë të thjeshtojnë dhe përmirësojnë përvojën tuaj si përdorues.

Në këtë artikull, do ti tregojmë të renditura këto risi dhe lehtësitë që ato ofrojnë.

1. Kovertimi i shumës totale të faturës në monedhën e dëshiruar

Një nga funksionet më të reja të Aplikacionit Alpha është shfaqja e shumës totale të faturës në monedha të ndryshme, siç janë lekë, euro, dollarë amerikanë (USD) etj.

Aplikacioni Alpha automatikisht konverton shumën totale të faturës suaj në monedhën e dëshiruar të cilën ju si përdorues mund ta zgjidhni apo shtoni vetë. Proçesi i konvertimit ndodh në kohë reale dhe nuk kërkon ndërhyrje manuale nga ana e përdoruesit.

Përdorimi i kësaj veçorie është i thjeshtë dhe intuitiv. Mjafton që kur ju si përdorues të krijoni një faturë në aplikacionin Alpha të:

  • Mbani shtypur artikullin të cilin ju po shtoni
  • Zgjidhni monedhën në të cilën dëshironi të konvertoni faturën tuaj  
  • Zgjidhni opsionin Cash/Card 
  • Ruani faturën 
  • Automatikisht Aplikacioni  konverton shumën totale të faturës.

2. Modaliteti Bar/Restorant

Një nga risitë kryesore është opsioni i ri që lejon përdoruesit të shohin të gjitha porositë në modalitetin Bar/Restorant.

Ky funksion është krijuar për të ndihmuar stafin e banakut dhe të kuzhinës në menaxhimin e porosive. Pra tashmë banaku dhe kuzhina mund të aksesojnë njëkohësisht të gjitha porositë që janë për tu përgatitur.

Për ta aktivizuar si opsion mjafton të klikoni në Ikonën e Userit>Konfigurimi>Preferencat e Përdoruesit>Modaliteti Bar/Restorant. 

Për më shumë gjeni videon më poshtë me të gjitha hapat për të konvertuar shumën totale të faturës dhe përdorimin e modalitetit Bar-Restorant. 

Si të shtoni tavolina dhe klientë të rinj?

Nëse do jetë e nevojshme ju mund të zgjidhni të shtoni tavolina shumë thjeshtë vetëm duke klikuar shenjën plus (+)  tek ambjenti POS i Alpha Mobile.

E njëjta gjë vlen edhe për të shtuar një klient mjafton që tek ambjenti i klientëve në Alpha të klikoni shenjën plus (+) dhe të plotësoni të dhënat si: Nipti, emri, emaili, adresa, numri i telefonit dhe monedha e kërkuar.

Më poshtë do të gjeni videon e cila demonstron hapat për të shtuar tavolinë dhe klient të ri. 

Shkarko tani aplikacionin Alpha 

Shkarkoni Aplikacionin Alpha dhe konvertoni automatikisht faturat tuaja në monedhën e dëshiruar. 

Aktivizoni modalitetin Bar-Restorant dhe merrni njekohësisht faturat në banak dhe në kuzhinë.

Për çdo pyetje apo për të aktivizuar aplikacionin kontaktoni një IMB Partner.