I nderuar përdorues i Programit Alpha,
IMB ka kënaqësinë t’ju njoftojë se versioni i ri AlphaX i programit Alpha është tani i disponueshëm! Ky version është shkruar në sistemin LINUX, i cili është tërësisht i pavarur nga sistemi Windows i Microsoft. Kjo është një arritje që sjell shumë përfitime për ju si përdorues.
Pse në sistemin Linux?
Përdorimi i sistemit LINUX për versionin e ri AlphaX është një zhvillim madhor që sjell disa përfitime të rëndësishme. Ja disa nga arsyet kryesore pse është zgjedhur LINUX:
1. Siguria e lartë
Minimizon rreziqet nga viruset dhe malware-t duke siguruar që të dhënat dhe informacionet tuaja janë të mbrojtura.
2. Privatësi e plotë
Të dhënat tuaja mbeten gjithmonë në pronësinë tuaj dhe janë në kontrollin tuaj të plotë.
3. Stabilitet dhe besueshmëri
Mund të funksionojë për periudha të gjata pa pasur nevojë për restart duke e bërë të përshtatshëm për aplikacione ku ndërprerjet mund të jenë të dëmshme.
4. Fleksibilitet dhe adaptim
Ofron një fleksibilitet të madh për zhvilluesit, duke lejuar modifikime dhe optimizime të cilat mund të përshtaten për nevoja specifike.
5. Kosto efektivite
LINUX është një sistem operativ me burim të hapur, që do të thotë se është falas për t’u përdorur dhe modifikuar.
Pavarësia e AlphaX nga Windows
Për të gjithë ata që kanë përjetuar bllokime dhe ndërprerje të shpeshta të programeve të mbështetura në Windows, lajmi se AlphaX nuk është i prekshëm nga këto probleme është një lehtësim i madh.
Bllokimi në shkallë botërore javën e kaluar dhe në prill të vitit 2024 i programeve të mbështetura Windows, nuk e preku programin AlphaX. Kjo do të thotë se përdoruesit e programit AlphaX mund të jenë të qetë, të sigurt se puna e tyre nuk do të ndikohet nga problemet globale që mund të hasen nga sistemet e tjera operative.
Me AlphaX ju keni një sistem të qëndrueshëm dhe të sigurt që funksionon në mënyrë të pavarur nga Windows.
A ndryshon Alpha nga AlphaX?
AlphaX ofron të gjitha funksionet e programit Alpha. Ju nuk do të vini re asnjë ndryshim në përvojën tuaj të përdorimit, pasi ndërfaqet e programit AlphaX janë të njëjta me ato të programit Alpha.
Kjo do të thotë se nuk ka nevojë për trajnim shtesë apo përshtatje – gjithçka është e njohur dhe e lehtë për t’u përdorur, pra për përdoruesin nuk ka asnjë ndryshim nëse punon në Alpha apo AlphaX.
Zbuloni AlphaX
IMB është e përkushtuar për të siguruar që AlphaX të vazhdojë të ofrojë mbështetje të plotë dhe të zhvillojë përditësime të vazhdueshme.
IMB ju uron punë të mbarë me AlphaX.
Ju ftojmë ta testoni versionin e ri të AlphaX në këtë link.
Kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.