Përse nevojitet të dërgohen shumë fatura njëkohësisht në Alpha?

Drejtoni një biznes dhe nuk e keni gjetur ende një program tek i cili mund të integroni faturat në Alphën tuaj apo atë të kontabilistit? Jeni kontabilist dhe kërkoni një program që klientët tuaj të mund t’iu dërgojnë menjëherë faturat e tyre? Keni disa pika shitjeje në terren dhe dëshironi që gjithë faturat tuaja të integrohen në Alpha?

Zgjidhja mban emrin e fatura.alpha.al. Një nga përditësimet e fundit të programit fatura.alpha.al përfshin pikërisht integrimin e shumë faturave nga fatura.alpha.alalpha.al tuaj apo të kontabilistit.

Integrimi i faturave e bën punën më të lehtë për ju, për të parë ecurinë e biznesit dhe për të bërë llogaritjet përkatëse. Gjithashtu ky funksion është shumë i rëndësishëm për bizneset që kanë shumë pika shitje në terren në mënyrë që faturat e lëshuara nga gjithë pikat e shitjes përgjatë ditës apo përgjatë një periudhe të caktuar të integrohen lehtësisht në progamin tuaj Alpha apo Alphën e kontabilistit.

Nëse jeni një kontabilist që punoni me alpha.al dhe nuk jeni të sigurt çfarë progami t’iu sugjeroni klientëve tuaj për të bërë fatura atëhere fatura.alpha.al është e duhura. Nëse klientët tuaj punojnë tashmë me fatura.alpha.al puna juaj është më e thjeshtë pasi ata mund të dërgojnë vetëm me një klik faturat e tyre në Alphën tuaj.

Si të integrosh shumë fatura në Alpha?

Integrimi i shumë faturave në Alpha tashmë është kthyer në një proces shumë të lehtë falë fatura.alpha.al vetëm me një klik.

Është një procedurë:

  • e shpejtë,
  • e thjeshtë,
  • e saktë,
  • pa kosto shtesë.

Për të kryer këtë veprim mjafton që:

  1. Të shkoni në tabin konfig
  2. Në fund të faqes do të shfaqet fusha IntegrimManual
  3. Mjafton që të plotësoni Datën e Fillimit dhe atë të Mbarimit për periudhën kohore kur dëshironi të bëni integrimin e faturave.
  4. Klikoni butonin integro faturat, prisni derisa procesi të mbarojë dhe tani gjithë faturat në këtë periudhë kohore të zgjedhur janë të integruara në Alpha.

→Ky funksion është shumë i rëndësishëm për bizneset që kanë shumë pika shitje në terren në mënyrë që faturat e lëshuara nga gjithë pikat e shitjes përgjatë ditës apo përgjatë një periudhe të caktuar të integrohen lehtësisht në progamin tuaj Alpha apo Alphën e kontabilistit.

Më poshtë gjendet një video ilustruese e këtyre veprimeve:

Faturat e lëshuara nga programi fatura.alpha.al tani mund t’i dergoni në programin tuaj Alpha apo atë të kontabilistit shpejtë, saktë dhe pa lodhje.

  • Për të qenë përdorues i fatura.alpha.al, mjafton të kontaktoni me Partnerin tuaj të dedikuar ose të shkruani në Live Chat me një nga partnertet e IMB-së.
  • Provoje tani. Konsultohu me Partnerin tënd të supportit ose na shkruaj në chatin live në alpha.al.