Çfarë ofron Alpha për listëpagesat:

  • Gjeneron formatet zyrtare të raporteve dhe pasqyra të tjera përmbledhëse për të gjithë punonjësit dhe për secilin në veçanti, duke identifikuar zërat e listëpagesës (sig. shoq., sig. shënd., tap-i, shtesat dhe ndalesat, paga neto), si dhe të dhëna të tjera për punonjësit (llogaria bankare, data e fillimit dhe largimit nga punës, të dhëna identifikuese etj.).
  • Është ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet në varësi të ndryshimeve të tij.
  • Regjistron shpejt listëpagesa 15-ditore dhe mujore  duke plotësuar manualisht pak fusha.
  • Rishikosh listëpagesa të mëparshme, i modifikon dhe i printon ato, si dhe ruan historikun e pagave për çdo punonjës.
  • Konfiguron komponentët e listëpagesës dhe pagës sipas politikave të kompanisë.
  • Kontabilizon automatikisht procesin e listëpagesave duke lënë shumë pak vënd për veprime manuale.
  • Ruan historikun e punësimeve për çdo punonjës (ditën e fillimit dhe largimit nga puna, ndryshimet e pagës ndër vite etj.).