Keni nevojë për ndihmë teknike për Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite?

Çfarë do të thotë përfundimi i supportit për ju pas 31 korrikut 2020?

  • IMB ndërpret përditësimet dhe zhvillimet e reja për Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite. Mangësitë apo problemet, të cilat mund të raportohen ose zbulohen pas kësaj date, nuk do të mund të rregullohen nga stafi i IMB. Kjo përfshin azhurnime të funksioneve, trajnime apo azhurnime të sigurisë.
  • Ju nuk do të merrni më përditësime të produkteve Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite nga IMB.
  • Nuk do të azhurnohen më tej manualet e përdorimit për këto produkte.
  • Ju nuk do të jeni më në gjendje të shkarkoni versione të tjera për produktet Alpha Platinum dhe AlphaWeb Onsite.

Dëshironi të kaloni në Alpha Cloud?

  • Kontaktoni sales@imb.al për të marrë informacion në lidhje me Alpha Cloud, si dhe një llogari demo në program.
  • Çmimin e abonimit mund ta llogarisni duke përdorur kalkulatorin tonë online në https://imb.al/kalkulatori.
  • Brenda pak ditësh do të kalohen konfigurimet tuaja në Alpha Cloud dhe do të mund të vazhdoni punën në programin e ri. Nuk do ketë nevojë të ndërprisni punën në asnjë moment.