Buxhetor

Alpha për institucionet buxhetore

Kërkon një program kompjuterik  për ministritë, bashkitë, drejtoritë rajonale dhe organizmat e tjerë publik?

Përse AlphaWeb Buxhetor?

  • Është i ndërtuar sipas legjislacionit për institucionet buxhetore në lidhje me planin e llogarive, urdhërpagesat për marrdheniet me thesarin, lëvizjet pa pagesë të mallrave midis magazinave dhe listëpagesave sipas specifikave të buxhetorëve.
  • Siguron në çast raporte standarde të kërkuar me ligj si: bilanci kontabël, PASh, cash flow, libri i madh dhe një sërë raportesh të hollësishme për blerjet e institucionit, arkëtimet, veprimet me thesarin, inventarët, debitorët etj.
  • Regjistron shpejt dhe lehtë dokumentacionin e përditshëm ku përfshihen faturat, arkëtimet, urdhërpagesat, lëvizjet e inventarit, listëpagesat etj.
  • Përmban ambiente për planifikimin e buxhetit  dhe monitorimin e tij.
  • Menaxhon burimet njerëzore të institucionit dhe gjeneron formatet zyrtare të raporteve për organin e ISKSH-së dhe zyrës së punës.
  • Ruan levizjet e inventarit dhe të aktiveve afatgjata të institucionit duke i kontrolluar nëpërmjet raporteve.
  • Kontabilizon automatikisht dokumentet.

Si ndihmon AlphaWeb Buxhetor në bashkërendimim e  institucionit qendror me njësitë vartëse?

  • Lidh në kohë reale institucionin qendror me njësitë vartëse, të cilat nga ana e tyre regjistrojnë të dhëna të pavarura nga njëra tjetra.
  • Njësitë qendrore marrin informacion të shpejtë mbi veprimtarine e secilit institucion vartës duke monitoruar veprimet kontabël të tyre, shpenzimet, buxhetet, planifikimet, studimet; si dhe një serë raportesh përmbledhëse dhe krahasuese.
  • Njësitë vartëse nga ana tjetër gjenerojnë pasqyra të shumta mbi situatën e tyre kontabël, financiare dhe manaxheriale.
  • Administratorët monitorojnë punën e përdoruesve në program si të punonjësve të institucionit qendror, ashtu edhe të njësive vartëse.

KUSHTET E SHËRBIMIT

PËRGJEGJËSITË E IMB 

Sigurimi i Shërbimeve AlphaWeb. IMB do të (a) vendosë Shërbimet AlphaWeb në dispozicion të Klientit në përputhje me këto Rregulla, (b) ofrojë suport standard të zbatueshëm për Shërbimet AlphaWeb për Klientin, (c) bëjë përpjekje komercialisht të arsyeshme për të vënë Shërbimet AlphaWeb në dispozicion gjatë orëve të punës, përveç rasteve të: (i) kohës së mungesës së shërbimit të planifikuar (për të cilën IMB do të dërgojë njoftim paraprak elektronik) dhe (ii) çdo padisponueshmëri të shkaktuar nga rrethanat përtej kontrollit të arsyeshëm të IMB, për shembull, aktet e qeverisjes, përmbytjet, zjarri, tërmeti, trazirat civile, aktet e terrorit, greva apo probleme të tjera të punës, dështimi i ofruesit të shërbimit të internetit, vonesa ose mohimi i shërbimit. 

Duke pranuar këto Rregulla, Klienti do i japë IMB-së një autorizim të përgjithshëm për të angazhuar procesorë me qëllim të ofrimit të Shërbimeve AlphaWeb. 

PËRDORIMI I SHËRBIMEVE ALPHAWEB 

Krijimi i llogarisë. Disa funksione, pjesë ose elemente të Shërbimeve AlphaWeb mund të përdoren ose arrihen vetëm nga mbajtësit e një llogarie. 

Nëse Klienti i ardhshëm do të caktojë Përdorues dhe do u japë atyre Autorizim, këta Përdorues do të konsiderohen të autorizuar të veprojnë në emër të Klientit kur përdorin Llogarinë. IMB nuk do të ketë përgjegjësi për verifikimin e vlefshmërisë së Autorizimit të çdo Përdoruesi. Sidoqoftë, IMB mundet, në diskrecionin e saj, të kërkojë informacione shtesë ose dëshmi të kredencialeve të personit. Nëse IMB nuk është e sigurt nëse një Përdoruesi i është dhënë Autorizim, IMB mundet, sipas gjykimit të saj, ta pengojë këtë Përdorues që të aksesojë Shërbimet AlphaWeb. Klienti i ardhshëm dhe çdo përdorues i lidhur me një Llogari duhet t’i sigurojnë IMB-së të dhëna të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota për Klientin, Përdoruesit ose Llogarinë dhe duhet ta mbajnë atë të përditësuar. 

Regjistrimi në një llogari. Klienti do të ketë një email dhe fjalëkalim (“Kredencialet hyrëse”) që do të përdoret për të hyrë në llogarinë e tij. Klienti do të përdorë Shërbimet AlphaWeb vetëm duke vizituar adresën e linkut të sigurt https://app.alphaweb.al. Asnjë link tjetër nuk mund të përdoret për të hyrë në Shërbimet AlphaWeb. Klienti duhet të shmangë ndjekjen e ndonjë linku tjetër që i sugjerohet përmes postës elektronike ose ndonjë mënyre tjetër të komunikimit. Klienti gjithashtu duhet të shmangë krijimin e bookmarks në faqen AlphaWeb, pasi bookmarks mund të rrezikohen. Kredencialet hyrëse nuk duhet të përdoren nga shumë persona. Nëse Klienti ka caktuar disa Përdorues, çdo Përdorues do të pajiset me Kredenciale të veçanta hyrëse. Klienti dhe çdo përdorues janë përgjegjës për mbajtjen konfidenciale të të gjitha Kredencialeve hyrëse të lidhura me një Llogari. Klienti duhet të njoftojë menjëherë IMB-në:

  • për çdo zbulim, humbje apo përdorim të paautorizuar të çdo Kredenciali Hyrës;
  • për largimin e cdo përdoruesi nga kompania e klientit;
  • për çdo ndryshim të rolit të perdoruesit ne shoqerine e klientit;
  • për çdo ndërprerje të të drejtave të Përdoruesit për çfarëdo arsye.

Ndërprerja e llogarisë. Klienti mund t’i japë fund këtyre Kushteve. IMB do të fshijë përfundimisht llogarinë brenda dy muajve nga data e përfundimit. 

Tarifat. Përdorimi i një llogarie është subjekt i një tarife, ashtu si percaktohet ne kontrate. Tarifat aplikohen paraprakisht për intervale mujore, dhe paguhen çdo muaj apo vit, sic dakordësohet midis palëve. Të gjitha tarifat janë të pakthyeshme, pra nuk ka rimbursime ose kredi për periudhat kur Klienti nuk ka përdorur një llogari të aktivizuar, e ka përdorur atë vetëm pjesërisht, ka çaktivizuar llogarinë ose e ka përfunduar këtë marrëveshje gjatë një periudhe kohore të parapaguar. 

Tarifat janë të përjashtuara nga të gjitha taksat. 

PAGESA 

Fatura. Para përfundimit të secilit interval pagese, Klientit do t’i dërgohet një faturë për pagesën e Tarifës së intervalit të ardhshëm të pagesës. Klienti duhet të paguajë faturën deri në datën e përcaktuar në faturë. 

Kamatëvonesat. Pas vonesës në pagesë, IMB mund të kërkojë nga Klienti që të paguajë interes për vonesën (Kamatëvonesë) për periudhën nga koha kur nis detyrimi i pagesës, derisa të bëhet realizimi i saj. Norma e interesit për pagesë të vonuar do të jetë në përputhje me legjislacionin shqiptar. 

TË DHËNAT E KLIENTIT 

Ngarkimi i të dhënave të klientit. Nëse Klienti ngarkon të dhënat e tij, këto të dhëna dhe çdo përpunim i tyre duhet të bëhen në përputhje me këto rregulla dhe me legjislacionin e aplikueshëm. Të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat kundrejt të Dhënave të Klientit i përkasin Klientit ose personave të tretë (duke përfshirë Përdoruesit, Personat dhe Organizatat) nëse janë postuar dhe/ose ngarkuar nga ju ose janë vënë në dispozicion në ose nëpërmjet Shërbimeve AlphaWeb nga IMB. Duke ngarkuar të dhënat e klientit në platformë, klienti autorizon IMB- në që t’i përpunojë ato. Klienti është përgjegjës për të siguruar që: 

  • Klienti dhe cilido Përdorues i lidhur me Llogarinë nuk krijon, transmeton, shfaq ose vë në dispozicion të Dhënat e Klientit, duke shkelur kushtet e këtyre Rregullave, të drejtat e IMB, të drejtat e Klientëve te tjerë ose Përdoruesve, Personave ose Organizatave ose të dhëna që janë të dëmshme (për shembull, viruset, bugs, malware), ofenduese, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, shpifëse, vulgare, të pahijshme, invazive ndaj privatësisë së një tjetri, nxitëse të urrejtjes ose të paligjshme në forma të tjera; dhe – Klienti dhe të gjithë Përdoruesit e lidhur me Llogarinë kanë të drejtat e nevojshme për të përdorur të Dhënat e Klientit, duke përfshirë futjen dhe përpunimin e të dhënave nëpërmjet Llogarisë.

Nuk ka garanci për saktësi të informacionit që origjinon nga klienti. IMB nuk garanton saktësi në lidhje me ndonjë informacion të përfshirë në çdo të Dhënë të Klientit dhe rekomandon që të kujdeseni për atë që transmetoni, paraqesni ose dërgoni nëpërmjet Shërbimeve AlphaWeb. Të gjitha informacionet që përmbahen në Të Dhënat e Klientit janë përgjegjësi e vetme e personit nga i cili kanë origjinuar. Kjo do të thotë se Klienti, dhe jo IMB, është krejtësisht përgjegjës për të gjitha të Dhënat e tij që janë ngarkuar, postuar, transmetuar apo vënë në dispozicion në forma të tjera nëpërmjet Shërbimeve AlphaWeb, si dhe për çdo veprim të ndërmarrë nga IMB apo Klientë e Përdorues të tjerë si rezultat i këtyre të Dhënave. Siguria e të dhënave në Cloud. IMB është përgjegjëse për kryerjen e backup të të dhënave të klientit (të paenkriptueshme nga punonjësit e IMB ose palë të tjera të treta) jo më rrallë se një herë në javë.

  • Aksesi në të dhënat e klientit është e mundur vetëm për përdoruesit e autorizuar përmes Kredencialeve të Aksesimit (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin) të vendosur nga përdoruesi. IMB nuk mund t’i shikojë ose modifikojë kredencialet e hyrjes së përdoruesit. Në rast të humbjes së Kredencialeve të Aksesimit të Përdoruesit, vetëm përdoruesi mund të rivendosë fjalëkalimin përmes postës elektronike të gjeneruar automatikisht, të dërguar në adresën e postës elektronike të përdoruesit.
  • Klienti është plotësisht përgjegjës për të mbrojtur Kredencialet e tyre të Aksesimit dhe mos shpërndarjen me askënd (përfshirë kolegët dhe stafin e IMB). Stafi i IMB nuk do të kërkojë në asnjë rast Kredencialet e hyrjes së përdoruesit.
  • Në rast se një përdoruesi kërkohet të sigurojë Kredencialet e tyre të Aksesimit, përdoruesi duhet të injorojë këtë kërkesë dhe menjëherë të raportojë kërkesa të tilla në IMB.
  • Në rast se klienti dyshon se Kredencialet e Aksesit të Përdoruesit janë duke u përdorur nga palë të paautorizuara, klienti duhet menjëherë të raportojë në IMB dhe IMB menjëherë do të ndalojë hyrjen tek ai përdorues dhe do të bllokojë përkohësisht të gjithë aksesin në të dhënat e klientit deri sa të zgjidhet çështja e sigurisë.
  • IMB do të sigurojë specifikimet teknike siç shihet në dokumentin “AlphaWeb:Google Cloud Specifications”

Të dhënat jo të ligjshme të klientit. IMB nuk ka dhe nuk mund të ketë akses në të dhënat e klientit. Prandaj, IMB nuk është e detyruar të monitorojë ose filtrojë të dhënat e Klientit ose aktet e përpunimit të tij nga Klienti në mënyrë që të zbulojë ndonjë natyrë të paligjshme në to. Sidoqoftë, nëse IMB njoftohet nga palët e treta (të tilla si institucione qeveritare /publike/gjyqësore ose specialistë suporti gjatë seancave të suportit në distancë) për aktivitetet e paligjshme të Klientit, ajo rezervon të drejtën të ndërpresë menjëherë shërbimin. 

Zbulimi i Detyrueshëm. IMB nuk ka akses në të dhënat operative të Klientit. Sidoqoftë, IMB mund të zbulojë informacione përshkruese në lidhje me Klientin, nëse IMB është e detyruar me ligj të zbulojë një informacion të tillë. 

SHERBIMET 

Përdorimi i Shërbimeve AlphaWeb. Në përputhje me këto Kushte dhe pas pagesës së Tarifës së Shërbimit, IMB i jep Klientit dhe përdoruesve të tij të autorizuar një licencë joekskluzive, jo të transferueshme, jo te nënkontraktueshme, për përdorimin e Shërbimeve AlphaWeb. 

Suporti Teknik. IMB do të ofrojë suport të arsyeshëm teknik për Klientin dhe përdoruesit e tij të autorizuar në përputhje me kërkesat e arsyeshme të Klientit. 

Kontakti për të gjitha pyetjet lidhur me suportin mund të realizohet nëpërmjet:

Platforma Help Desk: http://helpdesk.alpha.al

Ndryshimet në shërbime. IMB rezervon të drejtën për të ndryshuar Shërbimet AlphaWeb ose pjesë ose elemente të tyre kohë pas kohe duke njoftuar paraprakisht për:

  • Ndërprerjen e ofrimit ose zhvillimit të ndonjë shërbimi të veçantë AlphaWeb apo pjesë ose element të Platformës;
  • Ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të ruajtur të drejtat e IMB-së lidhur me çdo përdorim të Shërbimeve AlphaWeb që mund të interpretohet në mënyrë të arsyeshme si shkelje e të drejtave të pronësisë intelektuale të IMB-së, si shpërndarje virusesh, bugs, Trojan horses, malware dhe aktiviteteve të tjera të dëmshme dhe/ose ilegale.

Nëse Klienti nuk pranon ndryshimin, ai duhet të njoftojë IMB-në Brenda 14 ditësh nga data efektive e ndryshimit. Përdorimi i vazhdueshëm i Shërbimit AlphaWeb ose i ndonjë pjesë ose elementi të tij nga klienti pas datës efektive të ndryshimit provon pëlqimin e Klientit për këto ndryshime. IMB nuk do të jetë përgjegjëse ndaj Klientit ose ndonjë personi të tretë për çdo modifikim të Shërbimeve AlphaWeb apo ndonjë pjese apo elementi të tyre. 

PERPUNIMI I TE DHENAVE 

Ky dokument përcakton rregullimin e të dhënave ndërmjet Klientit si kontrollues i të dhënave dhe IMB si përpunues i të dhënave. Klienti udhëzon IMB të përpunojë të dhënat siç përshkruhet në këto Kushte. 

Lënda dhe natyra e përpunimit. IMB ofron Platformën ku Klienti, si kontrollues i të dhënave, mund të mbledhë, ruajë dhe organizojë të dhënat personale të subjekteve të përcaktuara nga Klienti. Platforma është projektuar për të funksionuar si një zgjidhje online për realizimin e detyrave të kontabilitetit dhe biznesit, por, deri në masën që nuk rregullohet nga këto Kushte, Klienti vendos vetë se si e përdor Platformën. 

Kohëzgjatja. IMB do të ruajë në mënyrë të sigurt të dhënat në emër të Klientit deri në përfundimin e Shërbimeve AlphaWeb në përputhje me këto Kushte. Pas përfundimit, AlphaWeb do të ruajë të dhënat e Klientit për një periudhë prej 2 (dy) muajsh, nëse 

Klienti dëshiron të rihapë llogarinë për të rifilluar përdorimin e Shërbimeve AlphaWeb ose për të eksportuar të Dhënat e Klientit, përveç nëse Klienti e udhëzon ndryshe. IMB fshin ose i kthen të gjitha të dhënat personale mbajtësve të tyre pas përfundimit të ofrimit të shërbimeve që lidhen me përpunimin dhe fshin kopjet ekzistuese. 

Të drejtat dhe detyrimet e palëve. IMB siguron që personat e autorizuar për të përpunuar të dhënat personale janë nën një detyrim kontraktor për konfidencialitet. 

KUFIZIMET Aktivitetet e Ndaluara. Klienti dhe përdoruesit e tij të autorizuar mund të përdorin Shërbimet AlphaWeb dhe çdo pjesë ose element të tyre vetëm për fushën e veprimit, me mjetet dhe për qëllimet e përcaktuara në këto Rregulla e në legjislacionin në fuqi. Për shembull, as Klienti dhe asnjë Përdorues nuk mund të:

  • Përdorin AlphaWeb ose ndonjë pjesë ose element të saj për të kryer një krim, të shkelin një ligj të zbatueshëm apo të ftojnë të tjerët për të kryer veprime të paligjshme;
  • Kopjojnë, shpërndajnë, modifikojnë, përshtasin, hedhin, krijojnë vepra të derivuara, të ndryshojnë inxhinierimin ose të dekompilojnë Shërbimet AlphaWeb apo ndonjë pjesë ose element të tyre, apo të përpiqen të nxjerrin kodin burimor.
  • Përdorin Shërbimet AlphaWeb ose ndonjë pjesë ose element të tyre nëse ky përdorim nuk pajtohet me këto Kushte.

Përdorime të caktuara kërkojnë leje nga IMB. Klienti ose çdo Përdorues nuk mundet që, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga IMB (me e-mail, Skype, etj.) të:

  • Shesë, rishesë, japë me qira licencën, nënlicencën, shpërndarjen, zbulimin, shfrytëzimin, aksesimin ose ofrimin e Shërbimeve AlphaWeb tërësisht ose pjesërisht ndaj një personi të tretë, përveç nëse personi i tretë është një përdorues tjetër i autorizuar nga i njëjti Klient;
  • Përdorë Shërbimet AlphaWeb ose ndonjë pjesë ose element të tyre në një fushë, me mjete ose për qëllime të ndryshme nga ato për të cilat është krijuar funksionaliteti i tyre;
  • Përdorë Shërbimet AlphaWeb ose ndonjë pjesë ose element të tyre me anë të programeve që dërgojnë pyetje ose kërkesa automatike, përveç nëse programi i tillë është vënë në dispozicion nga IMB.

PRIVATËSIA 

IMB trajton seriozisht privatësinë e Klientëve dhe Përdoruesve të saj. Politika e privatësisë e IMB-së përfshihet në këto Rregulla. Ju lutemi lexoni me kujdes politikat për mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e të dhënave personale të Klientit ose Përdoruesit nga ana e IMB-së. 

TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE 

Të drejtat e pronësisë intelektuale të AlphaWeb. Shërbimet AlphaWeb, Materialet AlphaWeb, emrat dhe markat tregtare AlphaWeb dhe çdo pjesë ose elemente të tyre janë në pronësi dhe ekskluzivisht të zotëruara nga IMB dhe palët e treta partnere dhe partnerët e hostimit and its third party vendors and hosting partners. Materialet AlphaWeb janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare, patenta, sekretet tregtare, legjislacoini shqiptar ne fuqi mbi markat tregtare, si dhe të gjitha ligjet e tjera relevante të pronësisë intelektuale dhe të drejtën e autorit. IMB rezervon të drejtën, titullin dhe interesin për shërbimet AlphaWeb, materialet AlphaWeb, emrat dhe markat tregtare AlphaWeb dhe çdo pjesë ose element të tyre. Përdorimi i Shërbimeve AlphaWeb apo çdo pjese ose elementi të tyre nuk ju jep të drejtat e pronësisë ose të drejtat e pronësisë intelektuale në të. Çdo shpërndarje komerciale ose promovuese, botuese ose shfrytëzuese e materialeve AlphaWeb është rreptësisht e ndaluar nëse nuk keni marrë lejen paraprake me shkrim nga IMB. IMB rezervon të gjitha të drejtat për shërbimet AlphaWeb, materialet AlphaWeb, emrat dhe markat tregtare AlphaWeb që nuk janë shprehur shprehimisht në këto Rregulla Klienti ble aksesin në shërbimet AlphaWeb dhe ka një portal të dedikuar, kodi i të cilit i jepet i disponueshëm klientit dhe të drejtat mbi kodin i jepen klientit. Çdo funksion i AlphaWeb që shërbehet nga palë të treta, kodet dhe e drejta e autorit qendrojnë me palët e treta. 

Të Dhënat e Klientit. IMB respekton të drejtën për pronësi ekskluzive të të dhënave të klientit. Përdorimi i Shërbimeve AlphaWeb nga ana e Klientit nuk i jep IMB-së të drejtën për të përdorur, riprodhuar, përshtatur, modifikuar, publikuar, shpërndarë të dhënat e krijuara nga Klienti ose për të ruajtur për reklamim, marketing apo ndonjë qëllim të ngjashëm. Klienti shprehimisht i jep IMB-së të drejtën për të përdorur dhe analizuar të dhënat e aktivitetit të sistemit të përgjithshëm të lidhur me përdorimin e Shërbimeve AlphaWeb nga Klienti dhe Përdoruesit e tij me qëllim optimizimin dhe përmirësimin e mirëfunksionimit të Shërbimeve AlphaWeb dhe për të krijuar funksionalitete të reja në lidhje me Shërbimet AlphaWeb, në diskrecionin e vetëm të IMB-së. 

Klienti është i vetmi që mban përgjegjësi për të dhënat e veta dhe pasojat e postimit të tyre në Shërbimin AlphaWeb. Në lidhje me të Dhënat e Klientit, ky i fundit afirmon dhe garanton që: (i) Klienti zotëron të dhënat e tij ose ka licencat, të drejtat, aprovimet dhe lejet e nevojshme për të përdorur dhe autorizuar IMB-në për të përdorur të Dhënat e Klientit nën të gjitha patentat, markat tregtare, të drejtat e autorit, sekretet tregtare ose të drejta të tjera pronësore në një mënyrë që shërbimi i ofruar të përputhet me qëllimet e synuara të Shërbimeve AlphaWeb dhe këtyre Rregullave dhe (ii) të dhënat e Klientit dhe perdorimi i këtyre të dhënave nga IMB është në pajtim me këto Kushte dhe ushtrimi i të drejtave të licencës nga IMB nuk: (a) shkel, cënon ose keqpërdor të drejtën e palës së tretë, duke përfshirë çdo të drejtë autori, marke tregtare, patentë, sekret tregtar, të drejtën morale, të drejtën e privatësisë, të drejtën e publicitetit, çdo të drejte tjetër intelektuale apo pronësore; (b) shkel ligje apo rregulla të zbatueshme kudo në botë; ose (c) kërkon marrjen e ndonjë licence apo pagesën e ndonjë tarife apo honorari nga IMB në favor të një pale të tretë për kryerjen e ndonjë Shërbimi AlphaWeb që Klienti ka zgjedhur të kryhet nga IMB ose për ushtrimin e ndonjë të drejte të dhënë në këto Kushte, përveç rasteve kur Klienti dhe IMB bien dakord ndryshe. 

Feedback. Nëse Klienti ose një Përdorues i ofron IMB-së komente, raportime të gabimeve, feedback ose modifikime për Shërbimet AlphaWeb (“Feedback”), IMB do të ketë të drejtën të përdorë këtë Feedback në diskrecionin e saj, duke përfshirë, por pa u kufizuar në inkorporimin e ndryshimeve të tilla të sugjeruara në Shërbimet AlphaWeb. Klienti ose përdoruesi (sipas rastit) i jep IMB-së një të drejtë të vazhdueshme, të pakthyeshme, jo-ekskluzive, për të përfshirë, publikuar, riprodhuar, shpërndarë, modifikuar, përshtatur, përdorur komentet e klientit për cfarëdo qëllim. IMB do të ketë të drejtën të modifikojë ose të fshijë çdo Feedback të ofruar në pjesët publike të WebSite, nëse IMB e gjykon atë, sipas vlerësimit të saj, të dëmshëm, ofendues, kërcënues, abuziv, ngacmues, shpifës, vulgar, të turpshëm, cënues të privatësisë, nxitës urrejtjeje ose të paligjshëm në ndonjë formë tjetër. 

FAQET, PRODUKTET DHE SHËRBIMET E PALEVE TE TRETA 

Shërbimet AlphaWeb mund të përfshijnë lidhje me faqe interneti ose shërbime të tjera (“Faqe të Lidhura”) vetëm për lehtësinë e Klientëve. Me përjashtim kur indikohet specifikisht e kundërta, IMB nuk jep garanci për asnjë Faqe të Lidhur ose për informacionin, materialin, produktet ose shërbimet e përmbajtura ose të aksesueshme në këto Faqe të Lidhura. Gjithashtu, IMB nuk jep garanci të shprehura ose të nënkuptuara në lidhje me informacionin, materialin, produktet ose shërbimet që janë të përfshira ose që mund të arrihen përmes 

Faqeve te Lidhura. Aksesimi dhe përdorimi i faqeve të lidhura, duke përfshirë informacionin, materialet, produktet dhe shërbimet te vena ne dispozicion nga faqet e lidhura perbejne zgjedhjen dhe riskun e klientit personalisht. 

Çdo përmbajtje e referuar si e siguruar nga komuniteti ofrohet nga palë të treta dhe nuk është zhvilluar ose mirëmbajtur nga AlphaWeb. Ju pranoni dhe jeni dakord që AlphaWeb nuk është në asnjë mënyrë përgjegjës për performancën ose dëmtimet e shkaktuara nga këto faqe ose programe të ofruara nga komuniteti. 

DEKLARIM 

Përvecse në rastet kur deklarohet ndryshe shprehimisht nga IMB, shërbimet, materialet AlphaWeb dhe çdo përmbajtje, shërbim apo karakteristikë që ka lidhje me AlphaWeb ofrohen “siç janë” dhe “siç vihen në dispozicion”, pa garanci të ndonje lloji të shprehur ose të nënkuptuar, deri në masën më të plotë të lejuar nga legjislacioni në fushën e aplikueshme. 

Përveçse në rastet kur deklarohet ndryshe shprehimisht nga IMB, IMB apo palet e treta furnizuese nuk garantojne se shërbimet AlphaWeb apo përmbajtja e tyre, shërbimet lidhur me të dhënat e klientit apo funksionet e tjera të vëna në dispozicion së bashku me shërbimet AlphaWeb do të jenë të pandërprera që nuk do të kenë gabime, që defektet do të korrigjohen, apo që shërbimet AlphaWeb si dhe përmbajtja e këtyre shërbimeve, të dhënat e klientëve, shërbimet, ose funksionet e tjera të vëna në dispozicion në lidhje me ose nëpërmjet shërbimeve AlphaWeb apo që serveri që i mundëson këto shërbime është pa viruse ose elemente të tjerë të dëmshëm. 

Përveçse në rastet kur deklarohet ndryshe shprehimisht nga IMB, IMB nuk ofron ndonjë garanci te nenkuptuar lidhur me përdorimin apo rezultatet e përdorimit të platformës, në lidhje me shërbimet AlphaWeb, materialet AlphaWeb apo faqe të tjera të lidhura përsa i përket korrektësisë, saktësisë, besueshmërisë etj.

SHPENZIMET 

Ju pranoni të mbroni, të dëmshpërbleni dhe të siguroni që të mos dëmtohet IMB, drejtuesit, zyrtarët, punonjësit dhe agjentët e saj, nga çdo pretendim, humbje, dëmtim, përgjegjësi, duke përfshirë tarifat e avokatit, që rrjedhin nga përdorimi ose keqpërdorimi juaj i Shërbimeve ALPHAWEB, Materialeve ALPHAWEB, shkelja e këtyre Rregullave, shkelja e të drejtave të ndonjë personi ose subjekti tjetër, apo shkelje të përfaqësimeve, garancive dhe marrëveshjeve të sipërpërmendura. 

KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË 

IMB nuk do t’i përgjigjet Klientit ose Përdoruesit për dëme që vijnë nga: 

  • Modifikime të këtyre kushteve, llogaritja dhe përqindja e Tarifave apo ndonjë pjese ose element i tyre (duke përfshirë, por pa u kufizuar në Account-in e krijuar),
  • Fshirja, prishja ose mosregjistrimi i të dhënave të klientit;
  • Përdorimi i të Dhënave të Klientit nga Klienti ose ndonjë prej Përdoruesve të lidhur me Llogarinë;
  • Çdo zbulim, humbje ose përdorim i paautorizuar i kredencialeve të identifikimit të Klientit ose ndonjë Përdoruesi të autorizuar për shkak të dështimit të Klientit për t’i mbajtur ato konfidenciale;
  • Përdorimi i llogarisë ose shërbimeve AlphaWeb nga ana e klientit nëpërmjet browser- ave të ndryshëm nga ata që pranon ose mbështet IMB; – Zbatimi i ndonjë penaliteti ndaj Klientit ose përdoruesve të autorizuar nga IMB, për shembull nëse Klienti ose Përdoruesi kanë kryer një krim ose kanë kryer një shkelje të legjislacionit në fuqi duke përdorur Shërbimet ALPHAWEB ose ndonjë pjese ose element të tyre;
  • Zbatimi i mjeteve juridike të IMB-së të përshkruara në këto Kushte, edhe nëse baza e arsyeshme ose baza ligjore për zbatimin e këtyre mjeteve rezulton të jetë e pabazuar ose e pavlefshme më pas.

Përveç sa më lart, IMB nuk do të jetë përgjegjëse ndaj Klientit për pretendime të ndonjë Përdoruesi, Organizate apo personi të tretë kundër Klientit që rezultojnë nga dështimi i Klientit për:

  • T’i siguruar IMB-së informacione të sakta për Klientin, Përdoruesit ose Llogarinë;
  • Ta njoftuar IMB-në për të gjitha arsyet për te cilat Përdoruesi nuk ka të drejtë të përdorë llogarinë në emër të Klientit;
  • T’i siguruar një Produkt që ka rënë dakord paraprakisht t’i sigurojë një personi ose organizate;
  • Të siguruar ligjshmërinë e të Dhënave të Klientit;
  • Të marrë të drejtat e nevojshme për të përdorur të Dhënat e Klientit; ose
  • T’iu bindur ndonjërit prej kufizimeve të përshkruara në këto Kushte.

Në asnjë rast, përgjegjësia e AlphaWeb dhe detyrimet që lindin nga këto rregulla nuk do të kalojnë shumën totale të shpenzuar nga klientet për shërbimet AlphaWeb, të cilat sjellin përgjegjësi brenda gjashtë muajve nga incidenti i parë për të cilin kërkohet përgjegjësia. Ky kufizim aplikohet pavarësisht nëse dëmi është kontraktor apo jashtëkontraktor, por nuk do te limitojë detyrimin e klientit për të realizuar pagesat përkatëse, në përputhje me kreun e “pagesave” në këto rregulla. 

Në asnjë rast, palët nuk do te kenë përgjegjësi që vijnë nga apo lidhen me këto rregulla për fitime të munguara, të ardhura të humbura, dëme në mirëbesim, indirekte, të vecanta, rastësore, pasuese, të ndërprerjes së biznesit apo ndëshkuese, pavarësisht nëse dëmi është kontraktor apo jashtëkontraktor dhe pavarësisht nga teoria e përgjegjësisë, edhe nëse njëra palë është këshilluar për mundësinë e këtyre dëmeve apo nëse përpjekjet për dëmshpërblim të njërës palë nuk arrijnë qëllimin e tyre. Sa më sipër aplikohet deri në kufijtë e ligjit. 

Mjetet juridike. Nëse IMB përfundon këto Terma si rezultat i një shkeljeje të papërcaktuar nga një Klient ose Përdorues, IMB ka të drejtë të përdorë mjetet e njëjta ose të ngjashme kundër çdo personi tjetër që përdor Shërbimet AlphaWeb në konflikt me këto Terma. Pavarësisht nga sa më sipër, IMB mund të zbatojë çdo mjet tjetër juridik në dispozicion të tij sipas legjislacionit shqiptar në fuqi. Me aplikimin e ndonjë mjeti juridik, Klienti ose Përdoruesi mund të humbasin aksesin ose të humbasin disa funksione, pjesë ose elemente të Shërbimeve AlphaWeb. 

Nëse IMB ka baza të arsyeshme për të besuar se përdorimi i Shërbimeve ALPHAWEB, duke përfshirë Llogarinë, mund të dëmtojë ndonjë person të tretë, IMB ka të drejtë të marrë masat e duhura nën kontrollin e saj për të parandaluar, ndaluar dhe eliminuar dëmin, aty ku është e mundur, në mënyrë që të mbrohen këta persona të tretë. 

Sugjerime

Prodhim

Alpha për bizneset prodhuese  Si ndihmon Alpha në kontrollin e prodhimit? Mban të dhëna të plota për përbërësit…