Së shpejti, me programin Alpha do keni mundësi të sinkronizoni faturat tuaja me programin Alpha të kontabilistit.

Risia më e fundit Alpha është sinkronizimi faturave nga paketat Alpha Shitje | Start | ose Business në paketën Alpha Kontabilist. Ky funksion automatizon dhe lehtëson komunikimin mes përdoruesve Alpha dhe kontabilistit, duke u dhënë pavarësi palëve.

Sinkronizimi i faturave

Ky funksion do të jetë live brenda 3 mujorit të parë të vitit 2021 dhe do të jetë pa kosto të shtuara për të gjithë përdoruesit Alpha.

Çfarë duhet të dini? 

Nëse punoni me një nga paketat Alpha Cloud (Shitje | Start | Business), ju do të keni mundësi të dërgoni faturat tuaja drejtpërdrejt nga programi juaj Alpha në programin Alpha të Kontabilistit. 

  • Në momentin e dërgimit, ju do të përzgjidhni kontabilistin e biznesit tuaj.
  • Kontabilisti nuk do të ketë akses në programin tuaj, vetëm ju do keni mundësi t’i dërgoni faturat tuaja.
  • Me anë të sinkronizimit, do të kurseni kohë pasi nuk do të keni nevojë që faturat t’i printoni apo shkarkoni (eksportoni) në formate të tjera për t’i ndarë me financierin/kontabilistin tuaj.

Çfarë duhet të dini nëse punoni me paketën Kontabilist? 

Nëse punoni me Paketën Alpha Kontabilist, ju do të keni mundësi të merrni dhe aksesoni faturat e  klientëve drejtpërdrejt nga programi Alpha i klientit në programin tuaj Alpha. 

  • Pasi klientët tuaj t’ju dërgojnë faturat, ato do të sinkronizohen automatikisht në ndërmarrjet e secilit klient.
  • Në këtë mënyrë, ju do të kurseni kohë pasi nuk do të keni nevojë që faturat e printuara apo në formate të tjera, t’i rihidhni në programin Alpha.