IMB ofron trajnim për studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Instituti i Modelimeve në Biznes është kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e sistemeve financiare për administrimin e bizneseve dhe enteve publike.
GO! Alpha | Solution Provider është një trajnim, i cili i ofron çdo pjesëmarrësi mundësinë për t’u bërë pjesë e kompanisë IMB. Trajnimi përfshin tre webinare, materialet e të cilave do të jenë të aksesueshme nga studentët pjesëmarrës, dhe një detyrë.
Puna dhe komunikimi do të jenë online. Me pjesëmarrjen në këtë trajnim ju do të punoni me teknologjitë më të fundit dhe do të zhvilloni aftësitë tuaja teorike dhe analizuese. Gjithashtu, do të mësoni të punoni të pavarur dhe në grup.
Kohëzgjatja e trajnimit, duke përfshirë të dy fazat përbërëse është 7 ditë. Me realizimin e detyrës, studentët do të pajisen me certifikatë dhe do të marrin shpërblimin e caktuar.
Profilet të cilat mund të aplikojnë janë: Sales Representative, Digital Marketing, Front-end developer, Android/iOS developer.
Përfitimet:
- Do të punoni me teknologjitë më të fundit
- Do të pajiseni me certifikatë
- Do të mund të marketoni, rishisni dhe zhvilloni aplikacionin
- Mundësi punësimi në IMB
- Mundësi partneriteti me IMB
Detyra & Kërkesa për secilin profil
SALES REPRESENTATIVE
Detyra
- Hulumtimi dhe gjenerimi i listave të klientëve të mundshëm
- Ndihmoni në zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe ruajtjen e llogarive ekzistuese
Kërkesa
- Student/e në Universitetin e Shkodrës
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese
- Aftësia për të punuar në ekip
DIGITAL MARKETING
Detyra
- Kryen analizën e të dhënave të marketingut dhe shitjeve
- Përgatitni prezantime
- Ndiqni komunikimet me klientët në kanalet e komunikimit online
- Kontriboni në projektin e ridizenjimit të faqes në internet
- Monitoroni dhe ndihmoni me promovimin online
Kërkesa
- Student/e në Universitetin e Shkodrës
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar
- Njohuri të gjera për mediat sociale
- Energjik dhe kreativ
FRONT END DEVELOPER
Detyra
- Përcaktimi i strukturës dhe dizenjimi i faqeve në internet.
- Optimizimi i përvojës së përdoruesit
- Ndërtimi i kodit të ripërdorshëm për përdorim në të ardhmen.
Kërkesa
- Student/e në Universitetin e Shkodrës
- Kuptimi i parimeve kryesore të dizenjimit.
- Njohuri në HTML, CSS, JavaScript dhe jQuery.
ANDROID/iOS DEVELOPER
Detyra
- Dizenjoni dhe ndërtoni aplikacione për platformën Android/iOS
- Siguroni performancën, cilësinë dhe ndërveprimin e aplikacioneve
- Ndihmoni në ruajtjen e cilësisë së kodit, organizimin dhe automatizimin
Kërkesa
- Student/e në Universitetin e Shkodrës
- Njohuri në Objective-C ose Swift
- Aftësi në Android/iOS frameworks
- Njohuri në API RESTful